Transferimi më i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe nuk do të udhëtojë me skuadrën në Amerikë.
Lajmet e fundit nga Spanja thonë se sulmuesi francez do të qëndrojë në Madrid për t’u përgatitur fizikisht dhe mentalisht për sezonin e ri 2024/25, shkruan Indeksonline
Mbappe u prezantua në “Santiago Bernabeu” para 80 mijë tifozëve, por shumica e fansave do të dëshpërohen kur do ta kuptojnë se Mbappe nuk do të luajë në asnjë miqësore.
Carlo Ancelotti ka preferuar që Mbappenë ta lërë në Madrid dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e parë zyrtare, ndaj Atalantas në Superkupën e UEFA-s.