Në një njoftim nga ushtria izraelite theksohet se në Lartësirat e Golanit janë bërë përforcime të forcave ajrore dhe tokësore për shkak të zhvillimeve në Siri
Ushtria izraelite ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve në Siri ka përforcuar njësitë e saj në Lartësirat e Golanit, një territor sirian të cilin Izraeli e mban nën pushtim, transmeton Anadolu.
Në një njoftim nga ushtria izraelite theksohet se në Lartësirat e Golanit janë bërë përforcime të forcave ajrore dhe tokësore për shkak të zhvillimeve në Siri.
Po ashtu thuhet se njësitë izraelite janë vendosur përgjatë kufirit me Sirinë dhe po ndjekin zhvillimet në rajon.
Nga ana tjetër, në lajmet e publikuara në mediat lokale theksohet se kabineti izraelit i sigurisë do të mblidhet nesër dhe të dielën për të diskutuar zhvillimet në Siri.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi, u takuan dje dhe diskutuan për zhvillimet në Siri.