Zidane merr PSG-në dhe shkarkon menjëherë Neymarin?

ZINEDINE Zidane do të rikthehet në stërvitje sezonin e ardhshëm. Ky informacion është publikuar nga Mundo Deportivo, duke iu referuar njerëzve të afërt të Zidane, të cilëve francezi u tha se po rikthehej.

“Ka dy klube që janë opsione për Zidane. Sado befasuese të jetë, njëri është Real Madrid. Zidane ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Florentino Perez. Tjetri është PSG, një klub me të cilin ai tashmë ka negociuar verën e kaluar”, shkruan Mundo Deportivo. .

Besohet se Zidane është ende më afër PSG-së sesa një rikthim në Real, nga i cili u largua dy vjet më parë. Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, është afër shkarkimit pas rënies nga Liga e Kampionëve dhe Zidane është favorit për ta pasuar atë.

Mundo Deportivo thekson se ardhja e Zidane do të nënkuptonte shumë ndryshime në skuadër, më e madhja prej të cilave do të ishte transferimi i Neymar nga klubi parisien.

Kategoritë
Sport