Zidane nuk e harron origjinën, ndihmon Algjerinë për të luftuar zjarret

69 të vdekur dhe më shumë se 100 mijë hectare pyje, tokë e djekur në Algjeri këtë verë. Ky është bilanci shokues që gjithmonë sa vjen e shtohet pasi lufta me zjarret ende nuk ka përfunduar në vendin afrikan.

Në një situate të tillë të rënduar, ka vrapuar për t’i ndihmuar edhe Zinedine Zidane, ish ylli i futbollit si lojtar dhe trajner që fitoi gjithçka me Real Madrid.

Aktualisht i papunë, Zidane mësohet të ketë bërë një donacion prej 2 mln Euro për të ndihmuar familjet e prekura nga zjarret e gjithashtu edhe shoqatat që po ndihmojnë këto zona.

Zidane ka lindur në Marseille, ku lindi dhe u rrit por origjina e tij është nga Algjeria, ku prindërit emigrantë u larguan nga vendi i tyre për një jetë më të mirë dhe në fakt ashtu ndodhi pasi mundësuan që djali i tyre të ndjekë pasionin që e bëri të famshëm.

Dhe tani, Zidane nuk mundi të qëndronte duarkryq teksa ndihmoi me një shumë të konsiderueshme financiare familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Kategoritë
Sport