Zjarr gjigant në një fabrikë, Milano mbulohet nga tymi

Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë kimike në Milano të Italisë, duke plagosur rëndë 6 punonjës të saj.

Ngjarja u regjistrua në fabrikën e Nitrolchimica, e cila merret me shpërbërjen e mbetjeve të rrezikshme. Sipas raportimeve përpara se të niste zjarri në fabrikë u dëgjua një shpërthim i fuqishëm nga shkaqe ende të paqarta.

Dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për fikjen e flakëve, ndërkohë që reja e tymit u përhap në një sipërfaqe shumë të madhe mbi qytetin e Milanos.

Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve të zonës që për momentin të mos hapin dritaret e shtëpive nga ku mund të hyjë tymi i kimikateve.

Kategoritë
BotaLajme