Zjarr në Komunën e Petrovecit në Shkup

Zjarri është shuar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit

Zjarri ka përfshirë një pjesë të fshatin Rzhaniçino në komunën e Petrovecit të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve fillestare nga banorët e fshatit Rzhaniçino, zjarri ka rënë për shkak të thyerjes së shtyllës eletrike dhe rënies së telave, që ka shkaktuar shkarkim elektrik dhe ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

Popullata e shqetësuar nga përhapja e zjarrit, ka dalë vetë për ta shuar zjarrin me ujë. Ata kanë lajmëruar edhe zjarrfikësin, i cili, sipas banorëve, ka ardhur pas gjysmë ore.

Zjarri është shuar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rastit.

Kategoritë
LajmeRajoni