Zjarr në stadiumin e Halepit në Siri

Mësohet se zjarri, i cili përfshiu pjesën më të madhe të stadiumit dhe u shua pasi u përhap në dy krahë, ishte shkaktuar nga një defekt elektrik

Grupet që rrëzuan regjimin 61-vjeçar të partisë Baath në Siri, njoftuan se zjarri që shpërtheu dje në stadiumin ndërkombëtar të Halepit ishte shkaktuar nga një nga defekt elektrik, raporton Anadolu.

Grupet që rrëzuan regjimin e Bashar al-Asadit dhanë një deklaratë për Anadolu në lidhje me zjarrin në stadiumin ndërkombëtar të Halepit.

Mësohet se zjarri, i cili përfshiu pjesën më të madhe të stadiumit dhe u shua pasi u përhap në dy krahë, ishte shkaktuar nga një defekt elektrik.

Synimi është rindërtimi i stadiumit ndërkombëtar të Halepit dhe vënia në shërbim për aktivitete sportive.

Stadiumi u hap më 3 prill të vitit 2007 me një ndeshje miqësore mes klubeve Al Ittihad dhe Fenerbahçe.

Kategoritë
BotaLajme