Zjarrfikësit spanjollë e shpëtuan kaprolin nga zjarri, video është bërë virale në mediat sociale

Një video EMOCIONALE në të cilën zjarrfikësit spanjollë mund të shihen duke i dhënë ujë një kaprolli të ri është bërë virale në mediat sociale dhe ka emocionuar njerëzit. Spanjollët prej ditësh po luftojnë zjarret në rajonin e Castile dhe Leon dhe zjarri është ndezur në fushat e Zamora pavarësisht punës së lavdërueshme të zjarrfikësve.

Në videon e përhapur në internet, shihen zjarrfikësit duke ndihmuar një dre që po ikte nga zjarri gjatë një pushimi nga shuarja e zjarrit. Me shpejtësi i ofruan një shishe me ujë që kishin sjellë me vete. Dreri dhe kaprolli janë normalisht kafshë të ndrojtura dhe është e vështirë t’u afrohesh në natyrë, por kaprolli ishte aq i etur sa e mposhti frikën dhe e piu ujin me qetësi.

Lavdëroi zjarrfikësit

Në rrjetet sociale, komunitetet e Castile dhe Leon vlerësuan zjarrfikësit për përpjekjet e tyre në shuarjen e zjarrit, por edhe për qëndrimin e tyre ndaj kafshës së vogël. Zjarri në Zamora është ndër më të mëdhenjtë në vend në vitet e fundit dhe është pasojë e valës së të nxehtit që po përfshin Europën, por edhe e thatësirës.

Kategoritë
Të ndryshme