Zjarri në Dubai, nuk raportohet për viktima (Video)

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë 35-katëshe në Dubai, shumë afër Burj Khalifa herët këtë mëngjes.

Zjarri filloi rreth orës 02:20 të mëngjesit përpara se të përhapej nëpër bllok, i cili është pjesë e një kompleksi kullash të quajtur 8 Boulevard Walk, i ndërtuar nga zhvilluesi Emaar i mbështetur nga shteti.

Pamjet dramatike treguan flakët që kishin përfshirë çdo cep të ndërtesës.

Deri në orën 03:45 të mëngjesit zjarri u shua dhe sot në mëngjes mund të shiheshin pasojat që la pas.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse ka persona të lënduar.

Incidenti është i fundit në një seri zjarresh në kullat në Dubai të mbushur me rrokaqiej gjatë viteve të fundit, duke ringjallur pyetjet rreth sigurisë së ndërtesave në vend.

Në natën e Vitit të Ri në 2015, një zjarr përfshiu Address Doëntoën, një nga hotelet më luksoze në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifa.

Kategoritë
BotaLajme