Zjarri shkrumbon fshatin rus, qindra banesa të djegura

Të paktën 1 person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri të madh në një fshat rus në Urale, i cili shkatërroi qindra banesa.

Vatra e zjarrit shpërtheu me shpejtësi në fshatin Sosva, e ndihmuar edhe nga era, duke shkrumbuar gjithçka që gjente përpara.

Shtëpitë e zonës, kryesisht të ndërtuara me dru u dogjën njëra pas tjetrës, teksa flakët përfshinë dhe një spital burgu, ku merrnin mjekim dhjetëra të dënuar të cilët u evakuuan në kohë.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur një hetim kriminal për neglizhencë.

Dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll dhe situata u përmirësua vetëm në orët e para të mëngjesit.
Kategoritë
BotaLajme