Zlatan Ibrahimović dhe Helena Seger u takuan në një mënyrë interesante, ata janë bashkë për më shumë se 20 vjet

Futbollisti Zlatan Ibrahimović dhe sipërmarrësja Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se 20 vitesh dhe lidhja e tyre ende ngjall interes publik.

Ajo së fundmi ka treguar në një intervistë për revistën Elle se si nisi në mënyrë interesante lidhja e tyre e dashurisë.

“Ai e parkoi keq Ferrarin e tij në parkingun në Malmö. Unë nuk mund të parkoja Mercedesin tim. Dola nga makina dhe me pafytyrësi i thashë të lëvizte menjëherë. Me sa duket ai pa diçka që i pëlqeu shumë. Pjesa tjetër është histori. “tha ajo me buzëqeshje.

Ata kanë dy fëmijë – Maximilian (16) dhe Vincent (14). Në një rast, ajo ka shpjeguar pse nuk kanë vendosur të martohen.

“Mendoj se më pëlqen Zlatan sepse mund t’i rezistoj atij. Unë kam një sfond të rëndësishëm dhe e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica. Martesa mund të më prishë ndjenjën e pavarësisë. Nuk dua të etiketohem si gruaja e një futbollisti. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa shumë kam studiuar, punuar dhe luftuar në jetë”, tha ajo.
Për kujtesë, Zlatan së fundmi është filmuar duke shijuar pushimet e Vitit të Ri në plazhin e Miami. Duke qenë se ata përpiqen të ruajnë privatësinë, publiku u befasua nga fotot e tij me Helenën.

Me këtë lëvizje ata kanë mohuar zërat se Zlatan e ka tradhtuar në disa raste. Mediat shkruan se ndër të tjera ai ka pasur një lidhje me Diletta Leotta.

Kategoritë
Sport