Zlatan Ibrahimovic: Ferrari 400 mijë eurosh për ditëlindjen e 41’të

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimović sot feston ditëlindjen e tij të 41-të dhe ashtu siç ka bërë prej vitesh, ai e ka trajtuar veten me blerjen e një modeli unik të Ferrarit.

Interesant është fakti se në tri ditëlindjet e mëparshme Ibrahimović e ka “trajtuar” veten me vetura. Fillimisht në vitin 2019 bleu një Ferrari Monza me vlerë dy milionë euro, më pas në vitin 2020 bleu një Porche 9111 Targa 41 me vlerë 200 mijë euro dhe vitin e kaluar i bleu vetes një Ferrari SF90 Stradale.

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”, ka shkruar ai në rrjetet sociale bashkëngjitur me foton e makinës së re.

Këtë vit, ai vendosi të blejë një Ferrari Daytona SP3. Mediat në Itali thonë se kësaj makine i duhen tre sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h.

Po ashtu thuhet se Ibrahimoviq do të duhet të presë edhe një kohë për ta prezantuar zyrtarisht këtë veturë para publikut dhe do të dalë në treg më 20 nëntor.

Kategoritë
Sport