Zogu njofton kapitullin e ri: Kosova Kryesuese e RYCO-s në 2025

Në eventin përmbyllës të programit “Peace Broadcasters” të organizuar nga RYCO LBO – Kosova, Përfaqësuesja Rinore në Bordin Drejtues të RYCO-s, Donika Zogu  njoftoi se Kosova do të marrë Kryesimin e organizatës duke filluar nga viti 2025. Ky hap shënon një mundësi historike për të rinjtë, duke forcuar lidershipin dhe bashkëpunimin rajonal.

Në fjalën e saj, Përfaqësuesja përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit e programit, veçanërisht fituesit e çmimeve për Historinë më të Mirë, duke vlerësuar kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për ndërtimin e një rajoni më të bashkuar dhe të paqtë.

Eventi u mbështet fuqimisht nga partnerët ndërkombëtarë si Zyra e Jashtme Gjermane dhe Deutche Welle, të cilët u vlerësuan për angazhimin e tyre në fuqizimin e rinisë dhe promovimin e paqes. Kosova tashmë po përgatitet për këtë kapitull të ri të lidershipit rajonal.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme