Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka sqaruar se çfarë mund të ndodhë nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale.
Sipas Sallahut, rregullimi ligjor i kësaj çështjeje përcaktohet nga neni 132 i Kodit të Procedurës Penale, i cili trajton dy raste specifike: mosparaqitjen dhe refuzimin e dëshmisë.
“Pra, për secilën mosparaqitje dënohesh deri në 250 euro. Kësisoj, për mosparaqitje, denimi shqiptohet vetëm me gjobë dhe se është përfundimtar, e i vazhdueshëm derisa nuk paraqitesh”.