Duke vizituar Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në kuadër të vizitës së tij në Prizren, Bozay u takua me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetarin e KDTP-së, Fikrim Damka.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe drejtori për Bashkimin Evropian (BE) i Türkiye-s, ambasadori Mehmet Kemal Bozay ka vizituar Prizrenin dhe Mamushën, ku jetojnë intensivisht turqit në Kosovë, i cili ka ardhur për të marrë pjesë në festën e 23 Prillit, Ditës Kombëtare të turqve të Kosovës, raporton Anadolu.
Duke vizituar Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në kuadër të vizitës së tij në Prizren, Bozay u takua me ministrin e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetarin e KDTP-së, Fikrim Damka.
Bozay vizitoi gjithashtu Kryesinë e Delegacionit të Përfaqësuesit të Turqisë, i cili ndodhet në kazermën “Sulltan Murat”, që shërben si pjesë e Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në vend dhe Konsullatën e Përgjithshme të Türkiye-s në Prizren.
Gjatë vizitës së tij në Mamushë, komunën e vetme turke në Kosovë, Bozay u takua me kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç derisa ka festuar me qytetarët që kanë dalë për ta përshëndetur.
Bozay vizitoi edhe mauzoleun e Sulltan Muratit l afër Prishtinës. Bozay në vizitën e tij u shoqërua edhe nga ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı.