Zvicër, pritet rekord i temperaturës së lartë të ajrit

Sipas parashikimeve të Zyrës Federale të Zvicrës për Klimën, nga nesër temperaturat do të rriten në të gjithë vendin ndërsa në disa qytete do të thyhen rekordet më 19 korrik.

Parashikohet se në Zvicër vala e të nxehtit, e cila ka prekur fuqishëm Evropën javët e fundit, do të bëjë që temperatura e ajrit të rritet në nivel rekord në disa pjesë të vendit.

Sipas parashikimeve të Zyrës Federale të Klimës së Zvicrës, nga nesër temperaturat do të rriten në të gjithë vendin ndërsa në qytete të caktuara do të thyhen rekordet më 19 korrik.

Temperatura mesatare e ajrit në të gjithë vendin nesër pritet të jetë nga 32 gradë nga ora 12:00 deri në orën 18:00 ndërsa më 19 korrik 34 gradë Celsius.

Në Gjenevë dhe Sion më 19 korrik temperatura do të rritet deri në 37 gradë, në Cyrih, Bern dhe Bazel deri në 35 gradë Celsius.

Edhe pse parashikohet që temperaturat të zbresin pak në të gjithë vendin nga 20 korriku, vala e të nxehtit thuhet se do të vazhdojë të prekë qytetet jugore të Zvicrës.

Zyrtari i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), Lorenzo Labrador paralajmëroi në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë më 16 korrik se vala e të nxehtit në Evropë do të ulë cilësinë e ajrit.

Labrador theksoi se nxehtësia e lartë do të shkaktojë rritje të grimcave që ndotin atmosferën dhe se për shkak të kësaj mund të shfaqen rreziqe të caktuara për shëndetin.

Kategoritë
BotaLajme