Sulmuesi i njohur italian, Mario Balotelli, ka nënshkruar me Genoan pas një prove disaditore.
Balotelli të hënën i kompletoi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare me klubin italian. Ai filloi menjëherë stërvitjet individuale.
“Jam i emocionuar, u dërgoj përshëndetje tifozëve. Shihemi në stadium”, ishin fjalët e para të Balotellit pasi firmosi me Genoan.
Së fundmi Balotelli ishte pjesë e klubit nga Turqia, Adana Demirspor. Te kjo skuadër ishte deri në fund të edicionit të kaluar.
34-vjeçari në Serie A ka luajtur edhe për skuadra si Milani, Interi, Monza e Brescia. Ishte pjesë edhe e Liverpoolit, Manchester Cityt, Marseillet, Sionit dhe Nicet. Është prej lojtarëve më kontrovers të dekadave të fundit.