Zyrtare: Barcelona e blindon me kontratë afatgjatë Pedrin

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës, Pedrin, duke vazhduar besimin në cilësitë e tij dhe duke e konfirmuar si njërin nga lojtarët kryesor të ekipit edhe për shumë vite.

Klubi katalunas ka vazhduar me blindimin e lojtarëve kryesor të ekipit, duke rinovuar kontratën edhe më një yll.

Pas emrave si Ronald Araujo, Fermin Lopez dhe Alejando Balde, Barcelona ka blinduar edhe mesfushorin Pedri.

Njoftimi mbi rinovimin ka ardhur nga vet faqja zyrtare e klubit, e cila njofton se lojtari ka rinovuar edhe për pesë vite e gjysmë tjera.

“FC Barcelona dhe lojtari, Pedro González “Pedri”, kanë rënë dakord për një rinovim të kontratës dhe ai do të qëndrojë me klubin deri më 30 qershor 2030”.

“Mesfushori i blaugranas nënshkroi kontratën e re sot në prani të presidentit të FC Barcelona Joan Laporta, zëvendëspresidentit të parë Rafa Yuste dhe drejtorit të futbollit të klubit Anderson Luis de Souza “Deco”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeSport