Zyrtare: Ekrem Memnun trajner i KB Prishtina

Klubi i basketbollit të Prishtinës tashmë kanë një trajner të ri.

Ekrem Memnun do të jetë trajneri i ri i ekipit kryeqytetas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Ekremi kishte udhëhequr edhe më parë Prishtinën për dy sezone, gjatë viteve 2003-2005.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e klubit:

“EKREM MEMNUN, TRAJNERI I MIRËNJOHUR TURK ME PREJARDHJE SHQIPTARE NGA SKUADRA E GALATASARAY MERR DREJTIMIN E SKUADRËS TONË

Ekrem Memnun rikthehet në shtëpinë e kampionëve të cilën e drejtoi për 2 vite (2003-2005). Ai vjen pas një sezoni me skuadrën e madhe turke e Galatasaray tek meshkujt, por me një përvojë të madhe si trajner i Anadolu Efes, Daruşşafaka dhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (femrat) dhe timonier i kombëtares turke (femrat). Ai poashtu posedon çmime individuale si: trajner i vitit në Kosovë (2005), trajner i vitit në EuroLeague (2014) dhe trajner i vitit në Superligën Turke (2015).

Me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen në javët e ardhshme.

ŞAMPİYONLARIN EVİNE YİNE HOŞ GELDİNİZ, EKREM MEMNUN”.

Kategoritë
Sport