Interi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Piotr Zielinskit, i cili kaloi te kampioni i Italisë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Napolin skadoi.
Reprezentuesi polak ra dakord për kushtet personale disa muaj më parë dhe nënshkroi një marrëveshje deri në qershor 2028.
Ai e kaloi praktikisht të gjithë karrierën e tij në Itali, fillimisht erdhi në ekipin e të rinjve të Udineses në vitin 2011, më pas me një periudhë huazimi te Empoli nga viti 2014 në 2016
Zielinski u shit te Napoli për 16 milionë euro në verën e 2016 dhe qëndroi atje për tetë vjet, duke fituar Scudetton dhe Coppa Italia.
Mesfushori mbushi 30 vjeç në maj dhe ishte pjesë e skuadrës së Polonisë që mori pjesë në EURO 2024.
Ai nuk do të jetë i vetmi lojtar i lirë që do të arrijë te Interi, pasi edhe Mehdi Taremi ka përgatitur një lëvizje nga FC Porto.
Portieri i Genoas , Josep Martinez, bëri testet e tij mjekësore këtë javë dhe është në rrugën e duhur për të përfunduar një transferim për 13 milionë euro plus bonuse gjithashtu.