Zyrtare/ Luis Enrique largohet nga drejtimi i Spanjës

Federata Spanjolle e Futbollit komunikoi ndërprerjen e kontratës me trajnerin Luis Enrique pas eleminimit në 1/8 e Kupës së Botës.

Disfata me Marokun nuk ka kaluar lehtë në Spanjë që nuk arrijnë ta “përtypin” largimin e parakohshëm nga botërori.

Një pjesë të madhe të fajit në sytë e fedaratës ka edhe trajneri katalanas që largohet pas dy kompeticioneve të dështuara, Euro 2020 dhe Katar 2022.

Sipas federatës, ekipi ka nevojë për një trajner të ri qe të çojë përpara punën e mirë të bërë nga Luis Enrique gjatë viteve të fundit. Presidenti i RFEF, Rubiales ia ka komunikuar personalisht vendimin trajnerit.

Në “pole position” për të marrë drejtimin e Spanjës është trajneri i U-21 Luis de la Fuente, i cili ka fituar një titull europian me këtë skuadër.

Kategoritë
Sport