Zyrtare: Nicolo Zaniolo, lojtar i ri i Atalanta

Atalanta ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me klubin turk, Galatasaray, për transferimin e italianit Nicolo Zaniolo.

Fituesi i Ligës së Evropës këtë sezon po dëshiron të përforcoj skuadrën për sezonin e ri, pasi synim i vetëm është të vazhdoj konkurrimin për trofe.

Kështu, klubi nga Bergamo ka kompletuar një transferim të madh. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Zaniolo.

Zaniolo së fundmi ishte te Aston Villa, por nën pronësi të Galatasarayt, me të cilët Atalanta ka arritur marrëveshje huazimi me opsion dhe detyrim blerje.

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë nga Galatasaray SK – në mënyrë të përkohshme deri më 30 qershor 2025, me të drejtë opsioni dhe detyrim për blerje përfundimtare me paraqitjen e disa kushteve – paraqitjet sportive të futbollistit Nicol Zaniolo”, thuhet në njoftim.

Huazimi do t’i kushtojë Atalantas 6.4 milionë euro, 2 milionë euro bonuse dhe 15.5 milionë euro klauzolë si opsioni blerjeje të përhershme.

25-vjeçari ka bërë tashmë 94 paraqitje në karrierë në Serie A (13 gola dhe 10 asistime), 25 në Ligën Premier (2 gola), 10 në Superligën e Turqisë (5 gola), 8 në Ligën e Kampionëve ( 2 gola), 10 në Ligën e Evropës (3 gola dhe 4 asistime) dhe 22 në Ligën e Konferencës (7 gola dhe 3 asistime), rezultat të cilit mund t’i shtohen edhe 2 golat e shënuar me kombëtaren italiane në 19 ndeshjet.

Zaniolo para se të transferohej te Galatasaray ka luajtur me ekipin e të rinjve dhe ekipin e parë të Interit, nga ku u transferua te Roma

Kategoritë
LajmeSport