Ndeshja midis Valencia-s dhe Real Madrid-it është shtyrë për një ditë tjetër.
Ky takim i rëndësishëm për javën e 12-të në La Liga është shtyrë për shkak të tragjedisë në qytetin e Valencia-s ku ndërruan jetë disa persona shkaku i kushteve atmosferike.
Nuk është caktuar ndonjë datë për këtë ndeshje, por mësohet se dy skuadrat gjatë këtij vikendi do të pushojnë.
Kujtojmë se Valencia e ka nisur sezonin shumë dobët dhe është në pozitën e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë, kurse Real Madridi është në pozitën e dytë me 24 pikë.