Zyrtarë të lartë të Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë Turqinë për anëtarësimin në NATO

Suedia dhe Finlanda, të cilat kanë deklaruar synimin e tyre për të kërkuar anëtarësimin në NATO, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Turqisë, një anëtare e NATO-s për mbi 70 vjet, për ekstradimin e gjithsej 33 terroristëve

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Suedisë njoftoi se përfaqësues të lartë të Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë Turqinë në ditët në vijim për të zhvilluar bisedime zyrtare në Ankara ku pirtet të diskutohen aplikimet për anëtarësim në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministrisë, përfaqësues nga të dy vendet do të takohen me homologët e tyre turq në Ankara.

Qeveria suedeze kishte njoftuar gjithashtu të dielën se vendi do të dërgojë një delegacion diplomatësh në Turqi për të diskutuar vendimin e vendit skandinav për të aplikuar për anëtarësim në NATO.

Për dekada, Suedia dhe Finlanda morën një qëndrim neutral të politikës së jashtme në rajon, por lufta në vazhdim e sipër midis Rusisë dhe Ukrainës që filloi më 24 shkurt shkaktoi një ndryshim në qasjen e tyre, e tani opinioni dhe shumica e politikanëve favorizojnë anëtarësimin në aleancën e NATO-s.

Megjithatë, Suedia dhe Finlanda, të cilat kanë deklaruar synimin e tyre për të kërkuar anëtarësimin në NATO, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Turqisë, një anëtare e NATO-s për mbi 70 vjet, për ekstradimin e gjithsej 33 terroristëve.

Më herët, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu kishte shprehur rezerva për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke thënë se vendet skandinave mbështesin grupin terrorist YPG/PKK.

PKK është listuar si një grup terrorist nga BE, por Turqia është ankuar se shumë vende evropiane e tolerojnë praninë e saj dhe e lejojnë atë të rekrutojë dhe shesë drogë për të financuar sulmet e saj.

Në fushatën e tij terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, grupi terrorist ka qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK.

Kategoritë
BotaLajme