Zyrtare: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kundër Kosovës në miqësoren e marsit

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Zvicrës në njërën prej miqësoreve të marsit.

‘Dardanët’ ndeshen me helvetikët më 29 mars, shkruan Periskopi.

Më poshtë, njoftimi i FFK:

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.
Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.

Kategoritë
LajmeSport