Zyrtarët britanikë i quajtën kriminelë, shqiptarët në Londër organizojnë protestë

Emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e madhe vijojnë të jenë në qendër të debateve së fundmi edhe mes politikanëve të dy vendeve. Numri i lartë i tyre ka ngjallur polemika në poltikën britanike.

Së fundmi ka qenë kryeministrishqiptar Edi Rama i cili akuzoi Sekretaren e Brendshme Britanike Suella Braverman për ‘nxitjen e ksenofobisë’ pas deklaratës së saj ku e cilësoi ardhjen e shqiptarëve në Britaninë e Madhe si ‘pushtim’, duke i etiketuar si kriminelë.

Edhe inistri britanik për emigrantët, Robert Jenrick, e përshkroi deklaratën e zyrtares së lartë si të tepruar, edhe pse sipas tij, emigrantëve eshte një sfidë për vendin pasi numri është  dyfishuar nga vitin e kaluar.

“Nuk është një frazë që unë do ta përdorja, por e kuptoj nevojën për të qenë i drejtpërdrejtë me publikun e gjerë në lidhje me sfidën me të cilën përballemi ne si ministra.Unë nuk do të përdorja fjalën pushtim, do mundohesha ti  zgjidhja fjalët me shumë kujdes. Gjithsesi unë mendoj se ajo po fliste për ata njerëz që jetojnë në bregdetin jugor, të cilët çdo ditë po shohin varkat e emigrantëve që zbarkojnë në plazhe.”Të indinjuar nga këto përcaktime, emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë të madhe në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar më 12 nëntor ora 10:30 me kohën lokale.  Protesta do të bëhet në “Westminster Bridge”.

Zyrtarët britanikë pretendojnë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë në Kanalin e La manshit janë shqiptarë.

Kategoritë
BotaLajme