Zyrtarët e Azerbajxhanit konfirmuan pretendimet se avioni që u rrëzua në Kazakistan është goditur nga një raketë ruse

Zyrtarët e Azerbajxhanit konfirmuan për Anadolu pretendimet se avioni i pasagjerëve “Azerbaijan Airlines” (AZAL), i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan, u sulmua nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore “Pantsir-S”

Zyrtarët e Azerbajxhanit konfirmuan për Anadolu pretendimet se avioni i pasagjerëve “Azerbaijan Airlines” (AZAL), i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan, u sulmua nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore “Pantsir-S”, raporton Anadolu.

Në deklaratën e tyre për Anadolu, zyrtarët e Azerbajxhanit raportuan se avioni që u rrëzua në Aktau u sulmua nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore “Pantsir-S” teksa po i afrohej qytetit të Groznit.

Në pretendimet në mediat azerbajxhanase thuhet se arsyeja e rrëzimit të avionit ishte sulmi i sistemit rus të mbrojtjes ajrore.

Në lajmet në fjalë thuhet se avioni nuk u lejua të aterojë në aeroportet Grozny, Makhachkala dhe Mineralniye Vodi dhe ishte drejtuar në Aktau, në mënyrë që avioni të rrëzohej në Detin Kaspik dhe të zhdukeshin dëshmitarët.

Gjithashtu në lajm u tha se sistemi i komunikimit të avionit ishte plotësisht i paralizuar për shkak të përdorimit të sistemeve të luftës elektronike nga pala ruse.

– Avioni i Azerbajxhanit u rrëzua në Kazakistan

Avioni i tipit “Embraer 190” i AZAL-it, i cili ishte në fluturimin Baku-Grozny, u rrëzua në afërsi të qytetit Aktau të Kazakistanit.

AZAL njoftoi se në avion ishin 67 persona, përfshirë 5 anëtarë të ekuipazhit dhe 62 pasagjerë.

Mësohet se në aksident kanë humbur jetën 38 persona dhe kanë shpëtuar 29 persona.

Kategoritë
BotaLajme