Zyrtarët e Listës Serbe refuzuan ftesat e Prokurorisë Speciale për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, më 9 qershor, konfirmoi se zyrtarëve të të saj të lartë u janë drejtuar ftesat për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, por ata nuk kanë dashur t’i pranojnë ato ftesa.

Siç thuhet në një komunikatë, ftesat u janë dërguar kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetarit Igor Simiq dhe anëtarit të kryesisë, Slavko Simiq.

Kategoritë
LajmeVendi