Zyrtarët e MPJD’së protestojnë të ejten para ndërtesës së Ministritë, këto janë paknaqësitë e tyre

Shoqata Sindikale e SHJKRS’së dhe zyrtarët e MPJD’së do të mbajnë protestë ditën e ejte duke filluar nga ora 12:00, para objektit të Ministrisë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të Shoqatës Sindikale SHKJRS’së ku kanë ftuar që të bashkëngjitni në shprehjen tonë të pakënaqësisë për zhvillimet permanente dhe të fundit në MPJD.

Protesta thuhet se do të jetë paqësore dhe sipas ligjeve në fuqi për të drejtat e punëtorëve.

“Shprehja e pakënaqësisë do të bëhet të ejten date 22.09.2022, prej orës 12, para objektit të Ministrisë, në kohëzgjatje prej 30 minutash”, tha ai.

Me poshtë gjeni pikat/kërkesat e protestës:

Ne, Shoqata Sindikale e SHJRKS-se dhe zyrtarët e MPJD-së dhe Diplomatët e Republikës së Kosovës jemi mbledhur sot këtu për të shprehur pakënaqësinë tonë me zhvillimet e kohëve të fundit në MPJD!

Protesta e pasnesërme, nuk është akt por një proces i gjatë i shoqëruar vazhdimisht me shprehjen tonë të pakënaqësive me veprimet dhe vendimet e kabinetit të sotëm të MPJD-së.

Të nderuar,

Ajo që po ndodhë sot është e pa precedent, asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur në një formë dhe përmbajtje të tillë, përkundër vërejtjeve dhe pakënaqësive tona që i kemi shprehur edhe në ta kaluarën.

Të gjithë së bashku jemi dëshmitarë të një presioni ndaj secilit prej nesh.

Në MPJD fatkeqësisht është instaluar në mënyrë të jashtëligjshme sistemi i frikësimit, shantazhimit dhe kërcënimit në mënyra nga më të ndryshme ndaj zyrtarëve.

Kjo mënyrë e të funksionarit ndaj diplomatëve dhe zyrtarëve të MPJD-së është në kundërshtim me Kushtetues të Republikës së Kosovës e që janë: Liria, Demokracia, të Drejtat e Njeriut dhe Ligjin dhe Rendin.

Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurt e i përshtatshëm pune për mbrojtjen e integritetit fizik, moral dhe dinjitetit të zyrtarëve.

Për të ndërprerë një herë e mirë këtë dukuri të pakuptimtë, ju thërrasim të bashkangjiteni protestës e cila kërkon përmbushjen e këtyre kërkesave:

1.      Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

2.      Te nderprehet sulmi kunder aktivitetit sindikal, gjegjesisht kryetarit te Shoqates z. Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;

3      Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.

4.      Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtorn detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

5.      Te nderpritet hakmarrja ndaj sindikates dhe kryetarit te saj menjehere ne pajtim me ligjin per organizimin sindikal.

6.      Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.

7.      Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

8.      Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik;

9.      Te nderpriten konkurset e shpallura ne menyre kunder ligjore (i jashtem dhe levizje paralele).

10.      Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

11.  Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

12.  Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.

13.  Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese

14.  Nxjerrja e aktemerimeve ne menyre selektive dhe mohimi per nje pjese te nëpunësve civil

Shihemi te enjten me date 22.09.2022, ne ora 12:00

Shoqata Sindikale e Anetareve te Sherbimit te Jashtem,

Kategoritë
LajmeVendi