Zyrtari i PDK-së e bën me provë: Intervenoni, ngjyra e vendosur pas votimit mund të fshihet

Zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka ngritur alarmin për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve.

Kjo pasi sipas tij, ngjyra shënjuese që po spërkatet në gisht, po fshihet lehtësisht.

Këto pretendime, Koci i ka dëshmuar me fakte pasi që ka postuar një fotografi ku shihet gishti i fshirë e po thuajse krejtësisht pa gjurmën e ngjyrës, shkruan Lajmi.net.

Për këtë, ai bëri thirrje për marrjen e masave urgjente.

Më parë, edhe Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim tha se se ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht e që sipas tij e rritë rrezikun për votim të dyfishtë. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi